Mbetjet — Qeveria vendos djegie në vend të depozitimit

Mbetjet — Qeveria vendos djegie në vend të depozitimit

Qeveria ka miratuar të mërkurën mbylljen e të gjitha vend-depozitimeve ekzistuese të mbetjeve që ndodhen afër inceneratorëve. Vendimi i qeverisë për landfillet e mbetjeteve parashikon se:

Në çdo rast, ndalohet të depozitohen apo trajtohen mbetjet e ngurta në një vend-depozitim ekzistues kur në atë zonë mbetjesh funksionon një impiant rajonal për trajtimin e mbetjeve, i cili plotëson standardet mjedisore dhe teknike.”

Qëllimi i vendimit është monopolizimi i tregut të mbetjeve në një dorë të vetme.

Prej të paktën dy vitesh Qeveria Rama është fokusuar dukshëm tek industria e grumbullimit dhe djegies së mbetjeve, me dhënien e lejeve për ndërtimin e disa inceneratorëve, hapjen e disa landfilleve dhe rikthimin në parlament të ligjit për importin e mbetjeve.

Koncesionet e inceneratorëve të mbetjeve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, të cilat janë të përqendruara në një pronar, i kushtojnë në total buxhetit të shtetit rreth 236 milionë euro — PPP e inceneratorit të Elbasanit me kohëzgjatje 7 vjet ka kosto prej 28 milionë euro dhe zbatohet nga kompania Albtek Energy; PPP e inceneratorit të Fierit me kohëzgjatje 6 vjet, me kosto 28 milionë euro dhe zbatohet nga Integrated Technology Ëaste Treatment Fier; PPP e inceneratorit të Tiranës me kohëzgjatje 30 vjet, me kosto totale 180 milionë euro do të zbatohet nga Integrated Energy B.V shpk.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>