Numri i të vdekurve në Britani nga pandemia e COVID-19 kaloi 100,000 të martën ndërsa qeveria po përpiqet të shpejtojë fushatën e vaksinimit për të shmangur rreziqet që vijnë nga përhapja e varianteve të ri të koronavirusit.
Britania ka numrin e pestë më të lartë në botë të rasteve me COVID-19 dhe raportoi 1,631 vdekje dhe 20,089 raste të reja të martën.
Në total, numri i jetëve të humbura nga COVID-19 është 100,162, më shumë sesa numri i civilëve britanikë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.
“Është e vështirë të llogaritësh trishtimin që përmban ajo statistikë e zymtë”, tha kryeministri Boris Johnson, raporton Reuters.
Anglia hyri përsëri në një bllokim kombëtar më 5 janar, i cili përfshin mbylljen e lokaleve, restoranteve, dyqaneve jo-jetike dhe shkollave për shumicën e nxënësve.
Në dhjetor, Britania u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer-it COVID-19. Ajo ka vendosur vaksinimin si fillim për të gjithë personat 70 vjeç e lart, ata që janë klinikisht të pambrojtur, punonjës të linjës së parë shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror dhe të moshuarit në shtëpitë e kujdesit
Deri të hënën, 6,853,327 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 472,446 të dyja dozat.