Mbi 100 shqiptarë do të kalojnë natën në Kapshticë

Nga Exit News
Mbi 100 shqiptarë do të kalojnë natën në Kapshticë

Mbi 100 shqiptarë po kalojnë natën në Kapshticë, për të kaluar kufirin të hënën në mëngjes.

Shumica prej qytetarëve të bllokuar kanë thënë se nuk do të kthehen mbrashpt, por do të qëndrojnë aty edhe gjatë natës.

Shqetësimi kryesor i tyre është skandenca e afatit prej 72-orësh të testit për Covid-19. Ata shprehen se kanë shpenzuar shumë para për të bërë testet për të gjithë familjen dhe nuk mund të lejojnë që policia greke t’i quaj ato të pavlefshme, ndërkohë që presin në radhë për të kaluar. Ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë nëse Greqia nuk i njeh teste.

Sipas rregullave të reja të Greqisë, që qytetarët të lejohen të hyjnë në Greqi duhet të kenë me vete një test negativ për Covidin, të 72 orëve të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>