Ka arritur në mbi 1000 numri i qytetarëve të arrestuar në Rusi, të dielën, gjatë protestave për lirimin nga burgu të opozitarit Alexei Navalny.
Tubimet po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, pavarësisht temperaturave shumë të ulta dhe masave kufizuese anti-Covid.
Në protestat e para në mëngjes, policia arrestoi rreth 450 qytetarë, ndërsa në mesditë numri i të arrestuarve arriti në 1009.
Në kryeqytet, Moskë u arrestuan mbi 100 protestues.
Një protestuesve 40-vjeçare tha se kishte dalë në protestë pavarësisht atakut të panikut që kishte pasur një natë më parë, teksa mendonte për pasojat e pjesëmarrjes në protestë.
“E kuptoj që jetoj në një shtet krejtësisht të paligjshëm. Në një shtet policor, pa gjykata të pavarura. Në një vend të sunduar nga korrupsioni. Do të doja të jetoja ndryshe,” tha ajo.
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë me dhunë turmat e protestuesve. Sipas policisë, tubimet janë të ndaluara për shkak të pandemisë Covid-19 dhe ato përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit.
Protestat në Rusi nisën pasi Navanly u arrestua nga policia ruse teksa po kthehej nga Gjermania për në Rusi, në 17 janar.
Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit, në pritje për gjykim. Prokuroria ruse e akuzon Nalvanyn për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, kur u largua nga Rusia për në Gjermani për tu kuruar.