Mbi 11 milionë euro fitime në Shqipëri nga trafiku i emigrantëve të paligjshëm

Nga Exit News
Mbi 11 milionë euro fitime në Shqipëri nga trafiku i emigrantëve të paligjshëm

11,5 milionë euro fituan trafikantët nga trafiku i emigrantëve të paligjshëm të Lindjes së Mesme nga Shqipëria drejt vendeve evropiane, gjatë vitit 2020.

Ndërsa në Ballkanin Perëndimor kjo shifër shkon në 29 milionë euro. Ky është përfundimi i raporti të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar.

Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020. Trafiku i tyre organizohet nga grupe të vogla kriminale, të ndara në tre kategori:

Portierët, ata të cilët lehtësojnë kalimin e kufirit nga emigrantët e paligjshëm.

Transportuesit, të cilët veprojnë brenda një vendi dhe garantojnë udhëtimin nga një zonë në tjetrën të emigrantëve.

Shitësit e paketave të emigrimit: emigrantët lidhen me komapni udhëtimi që organizojnë nisjen nga Greqia, mbërritjen në Shqipëri e deri kalimin në një vend evropian.

Transporti i një emigrant nga pika hyrëse në Shqipëri deri në Tiranë kushton 70 euro. Kalimi i kufirit nga Kukësi në Prizren kushton rreth 200 euro.

Ndërsa kalimi i kufirit nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në Itali varion nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.

Shqipëria për ta shërben si vend tranzit. Pasi hyjnë në Shqipëri emigrantët shkojnë në Tiranë dhe prej aty në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi ose në Morinë në kufi me Kosovën. Një tjetër rrugë është përmes detit ku emigrantët udhëtojnë nga Durrësi dhe Vlora ilegalisht për në Itali.

 

Marrë nga emisioni “Me pak Fjalë”, në Euronews.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>