Mbi 20 mijë të infektuar ditorë, Brazili i dyti në botë për numrin e të infektuarve

Nga Exit News
Mbi 20 mijë të infektuar ditorë, Brazili i dyti në botë për numrin e të infektuarve

Pasi zbuloi më shumë se 20 mijë të infektuar të rinj vetëm në 22 maj, Brazili renditet i dytë në botë pas Amerikës për numrin e lartë të të infektuarve me Covid-19.

Deri më tani Brazili ka 330 mijë të infektuar dhe më shumë se 21 mijë viktima.

Sao Paolo është qyteti më i prekur, sistemi shëndetësor i cilit është drejt kolapsit total. Më shumë se 30 për qind e viktimave janë regjistruar në Sao Paolo.

Kryetari i bashkisë së qytetit paralajmëroi se sistemi shëndetësor mund të kolapsohet së shpejti nëse banorët nuk ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror dhe për të shmangur sa më tepër daljet nga shtëpia.

Shkaku kryesor për shpërthimin e Covid-19 në Brazil është neglizhenca e vetë presidentit Jair Bolsonaro, i cili nuk e quan rrezik serioz virusin, por vetëm ‘një grip të lehtë’. Ai nuk ka pranuar që të marrë masa për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe as për mbylljen e biznesve ku mund të grumbullohen shumë qytetarë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>