Mbi 23 mijë persona aplikojnë për vaksinim në e-Albania

Nga Exit News
Mbi 23 mijë persona aplikojnë për vaksinim në e-Albania

Mbi 23 mijë persona kanë aplikuar në portalin e-Albania për vaksinimin kundër Covid-19. Vaksinimi i persona mbi 18 vjeç, nis sot, 29 qershor nis vaksinimi i personave mbi 18-vjeç në vend. Procesi do të vazhdojë për 48 orë.

Në dispozicion të qytetarëve janë 4 lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Përzgjedhja e tyre do të kryhet nga mjeku i familjes sipas gjendjes shëndetësore të personave.

Deri më tani mbi 900 mijë persona janë vaksinuar në vend, dhe mbi 300 mijë pre tyre janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë, të hënën në mbremje mbërriti edhe ngarkesa e fundit me 14 040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e ndihmës së BE-së për Shqipërinë, si dhe 10 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Kroacia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>