Pavarësisht pandemisë së Covid-19, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë gjatë fundjavës.
Vetëm në dy ditët e fundit, më shumë se 31 mijë persona me mbi 11 mijë mjete kanë hynë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Sipas të dhënave të bëra publike javë pas jave, kjo duket si fundjava me më shumë udhëtarë nga pika kufitare e Morinës e kësaj vere.
Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë të Kosovës që kalojnë fundjavën në qytetet bregdetare.
Të dhënat e i ka bërë publike prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, të dielën.
Të premten, radha e makinave që kërkonin të kalonin kufirin e Morinës ishte disa kilometra e gjatë, por për shkak se nuk kërkohet testim apo vërtetim se udhëtarët nuk janë të infektuar me Covid-19, procedurat në doganën shqiptare zgjasin pak.