
Sot, e enjte 11 qershor, mbi 32 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e dytë të maturës: atë të gjuhës shqipe.
Ngjashëm si në provimin e parë, maturantët do të respektojnë masat e distancimit social dhe të higjienës, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Atyre do t’i matet temperature para hyrjes në provim.
Maturantët do të shpërndahen në 486 shkolla dhe qendra të tjera për bërjen e provimit.
Dy provimet e mbetura do të zhvillohen më 15 dhe 18 qershor.