Mbi 400 mijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve në Indi

Nga Exit News
Mbi 400 mijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve në Indi

Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë India ka regjistruar mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve.

Sipas autoriteteve, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 401993 raste të reja, çka është rritja më e lartë ditore e infektimeve në të gjithë botën që kur virusi u shfaq për herë të parë.

Totali i rasteve pozitive me COVID-19 në Indi është mbi 19 milionë që prej filllimit të pandemisë ndërsa vendi regjistron prej 10 ditësh mbi 300 mijë raste ditore sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të cituara nga CNN.

India ka raportuar gjithashtu 3523 vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 211853. Kjo është dita e katërt radhazi me mbi 3 mijë viktima si pasojë e COVID-19.

Në Indi rreth 155 milionë persona kanë marrë një dozë vaksine dhe rreth 29 milionë janë vaksinuar me të dy dozat. Kjo është e barabartë me 2.1% të popullsisë së vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>