Më shumë se 400 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 5.3 doza për çdo 100 persona.
Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë akoma që nuk kanë raportuar një dozë të vetme.
Një person i vaksinuar quhet dikush që ka marrë të paktën një dozë vaksine. Ndërsa një person plotësisht quhet ai që ka marrë të dyja dozat e kërkuara të vaksinës.
Shumica e vendeve në botë po vaksinojnë grupe prioritare si ato klinikisht në rrezik si: personat e moshës 60 vjeç, 70 vjeç dhe më të vjetër; dhe punëtorët e vijës së parë, si mjekët dhe infermierët.
Izraeli është vendi i cili po vaksinon popullsinë më shpejt se çdo vend tjetër, me 108.4 doza të administruara për çdo 100 njerëz.
Ekziston gjithashtu një ndarje e jashtëzakonshme midis vendeve. Vendet më pak të pasura janë duke pritur shpërndarjen e vaksinave nga nisma e BE-së Covax, e cila synon të sigurojë dy miliardë doza deri në fund të vitit.
Dhjetë vaksina të ndryshme po administrohen në të gjithë botën, sipas të dhënave të “Ëorld Data”.
Vaksina Pfizer-BioNTech, e cila është 95 për qind efektive në uljen e infeksioneve të koronavirusit, aktualisht po përdoret në 77 vende.
Disa vende të tjera kanë miratuar vaksinat por ende nuk kanë filluar administrimin e tyre.
Shumica e vaksinave që përdoren aktualisht kërkojnë dy doza që një pacient të vaksinohet plotësisht.
Kohët e fundit Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi një vaksinë me një dozë të vetme e prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson.