
Të paktën 488 persona janë arrestuar në Belgjikë gjatë protestave të së dielës, kundër masave kufizuese.
Sipas mediave belge, arrestimet ndodhën kur policia shpërndau protestuesit.
Ata kërkojnë heqjen e izolimit kombëtar. Leja për protestë u refuzua nga autoritet belge, por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në protestë.
Qeveria belge njoftoi para disa ditësh masat e reja kufizuese që përfshijnë ndalim qarkulimin, mbylljen e bareve, restoranteve dhe çdo dyqani jothelbësor.