Më shumë se 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në shtetet e BE-së gjatë 10 viteve të fundit. Për një vend me rreth 2.8 milionë popullësi, kjo shifër është e barabartë me cerekun e popullsisë, pa llogaritur ata që jetojnë në shtete të tjera jashtë BE-së.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe përpunuar nga Monitor.al (grafikët më poshtë), sasia më e madhe e lejeve u dha midis viteve 2008-2010, me rreth 50 mijë ose 100 mijë leje për vit.
Në vitet në vijim, pati rënie të lejeve me rreth 31.200 leje në vit. Kjo nuk do të thotë që në këto vite kishte më pak njerëz që emigruan, por thjesht që në këto vite janë lëshuar më pak leje qëndrimi – një çështje që mund të jetë e lidhur me procedurat e dhënies së lejeve të qëndrimit në BE.
Më pas në vitin 2018, numri i lejeve të dhëna u rrit prap në 62,500 për një vit, shifra më e lartë që nga viti 2010.
Sipas të dhënave, Italia është destinacioni kryesor për emigrantët shqiptar me 308 mijë leje të lëshuara që nga viti 2008, më pas është Greqia me 224 mijë leje. Sipas Monitor, në të dy vendet, ka pasur një rënie të lejeve të qëndrimit të lëshuara në vitet e fundit, ndërsa Gjermania është bërë më e preferuar këto vite me 28 mijë leje qendrimi. 10 mijë leje janë dhënë nga shteti gjerman vetëm në vitin 2018. Gjermania është bërë destinacion i preferuar kohët e fundit për shkak të kërkesës së lartë për infermierë, inxhinierë dhe informaticienë.
Në vend të katërt renditet në vend të katërt, me rreth 3 mijë leje, dhënë në vitet 2017-2018, dhe në total që prej 2008-ës, 20 mijë leje. Ndërsa Franca është në vend të pestë me 10,700 leje në total.
Numri i shqiptarëve që po marrin leje qendrimi është në rritje, 20 per qind më i lartë në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Në Itali dhe Greqi, shqipatërt janë kombësia e parë për emigrantët, me kinezët dhe gjeorgjianët në vend të dytë.
Në total, në gjithë vendet e BE-së,janë dhënë rreth 3.2 milion lejesh qëndrimi , për bashkime familjare, punësim apo edukim. Për sa i përket shqiptarëve, në vitin 2018 34 mijë leje u dhanë për bashkime familjare, ndërsa 10 mijë për shkak të punësimit.
Në këto shifra nuk merren parasysh ata që kanë aplikuar dhe nuk i është miratuar leja e qëndrimit apo ata që kanë aplikuar për azil.