Mbi 70% e votuesve të PS dhe PD kanë votuar edhe për kandidatë

Nga Exit News
Mbi 70% e votuesve të PS dhe PD kanë votuar edhe për kandidatë

Shumica e votuesve të Partisë Socialiste dhe koalicionit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit kanë zgjedhur të japin votë parapëlqyese edhe për kandidatët për deputetë ndonëse e njejta gjë nuk mund të thuhet për votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga totali i votave të vlefshme që kanë marrë partitë në rang vendi kemi këto të dhëna:

  • 48% e votuesve të PSD kanë votuar edhe për kandidatin;
  • 23% e votuesve të LSI kanë votuar edhe për kandidatin;
  • 71% e votuesve të koalicionit PD-AN kanë votuar edhe për kandidatin;
  • 75% e votuesve të PS kanë votuar edhe për kandidatin.

Referuar këtyre të dhënave, nga 107536 votues të LSI-së, vetëm 24733 në të gjithë vendin kanë votuar edhe për një kandidat të kësaj partie.

Më shumë vota për kandidatët kanë dhënë votuesit e PS dhe koalicionit PD-së.

Janë 576187 vota për kandidatët e PS dhe 441808 vota për kandidatët e koalicionit të PD-së.

Në zgjedhjet e 25 prillit ka patur vetëm 4 raste kur kandidatët e renditur poshtë pjesës fituese të listave të partisë kanë arritur të marrin mandatin e deputetit duke siguruar numrin e mjaftueshëm të votave:

Ornaldo Rakipi dhe Fatmir Xhafaj në Tiranë, Luçiano Boçi në Elbasan dhe Gramoz Ruçi në Fier.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>