Korrupsioni është një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve ndërsa mbi 90% prej tyre mendojnë se në qeverisje ka shumë ose totalisht korrupsion.
Në sondazhin e publikuar në emisionin Barometri në Euronews janë 57% e shqiptarëve që thonë se ka korrupsion total në qeverisje dhe rreth 35% mendojnë se ka shumë korrupsion.
Vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka korrupsion ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se gjatë periudhës zgjedhore më pak qytetarë e perceptonin korrupsionin si shqetësim kryesore ndërsa tre muaj pas zgjedhjeve rreth gjysma e tyre e janë të shqetësuar prej korrupsionit.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.