Mbi gjysëm milioni viktima me Covid-19 në gjithë botën

Nga Exit News
Mbi gjysëm milioni viktima me Covid-19 në gjithë botën

Më shumë se gjysëm milioni të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në gjithë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të hënën, 29 qershor, 502,517 pacientë kanë vdekur.

Më shumë se një e katërta, 125,800 viktima janë në Amerikë, duke e renditur të parën në botë për numrin e viktimave.

Në vend të dytë renditet Brazili me 57,622 viktima, ndërsa në vend të tretë Mbretëria e Bashkuar me 43,634 viktima.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në gjithë botën ka kaluar mbi 10 milionë persona.

Ekspertët kanë paralajmëruar se këto shifra mund të mos jenë 100 për qind të vërteta dhe se numri i viktimave dhe të infektuarve në gjithë botën mund të jetë më i lartë, për shkak të testimit të kufizuar, personave asimptomatikë dhe fshjehjes së numrave realë të viktimave, si në rastin e Kinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>