Mblidhen për herë të parë anëtarët e Kushtetueses, ndajnë çështjet për shqyrtim

Nga Exit News
Mblidhen për herë të parë anëtarët e Kushtetueses, ndajnë çështjet për shqyrtim

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur të enjten për të ndarë çështjet që do të shqyrtohen gjatë kësaj kohe.

Sipas Abc News, çështjet e para që do të shqyrtohen janë ligji për Teatrin Kombëtar,  zgjedhjet e 30 qershorit, ndryshimet e Kodit  Zgjedhor si dhe mosdekretimi i Sandër Lleshajt dhe Gent Cakajt në postet e ministrave.

Gjykata Kushtetuese ka kuorumin e duhur për të shqyrtuar çështje dhe marrë vendime. Ajo u bë funksionale në fund të dhjetorit të 2020.

GJK përbëhet nga 7 anëtarë .Tre prej tyre janë zgjedhur nga Presidenti (Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja) dhe Kuvendi (Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Altin Binaj)

Ndërkohë kryetarja në detyrë është Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>