
Kuvendi do të mblidhet të enjten, ku do të zhvillohet interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Interpelanca me kryeministrin Rama është kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni ndërsa me ministren nga një grup deputetësh.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin për Gjendjen Civile si dhe do të miratojnë masat kufizuese të marra nga qeveria.
Gjatë seancës së sotme do të votohet ligji i censusit dhe projektvendimi për strukturën e administratës të KQZ-së.