Mblidhet Kuvendi në seancë plenare

Nga Exit News
Mblidhet Kuvendi në seancë plenare

Kuvendi pritet të zhvillojë seancën parlamentare sot. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Në rendin e ditës do të jetë vendimi i Komisionit të Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.

Gjithashtu dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për shqyrtim disa projektligje të reformës në drejtësi.

Shumica socialiste miratoi disa javë më parë disa ndryshime në disa prej ligjeve pjesë e paketës së reformës në drejtësi si Ligji për Gjykatën Kushtetutese, Ligji për organizimin e gjyqësorit, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Gjatë seancës së sotme do të diskutohen disa akte normative që lidhen me furnizimin me vaksina kineze.

Lajme te ngjashme