Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot, në mbledhjen e saj të parë, kryetarin dhe nënkryetarin e saj.
Fillimisht mbledhja u drejtua nga Nurihan Seiti, anëtarja më e vjetër në moshë. Më pas u zhvillua votimi për kryetar, ku kandiduan Genti Ibrahimi, profesor i së drejtës, dhe Nurihan Seiti, avokate.
Me shtatë vota nga 11 anëtarë të KLP-së, kryetar i saj u votua Gent Ibrahimi.
Ndërsa nënkryetar të KLP-së u zgjodh Alfred Balla, përfaqësues i shoqërisë civile.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u formua një javë më parë, megjithëse disa prej anëtarëve të saj, Gentian Osmani Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj ,ende janë të pritje të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë apo do të shkarkohen.
Anëtarët e KLP-së janë:
– Avokatë: Nurihan Seiti (Metaj); Tartar Bazaj;
– Profesorë të së drejtës: Gent Ibrahimi; Sandër Beci;
– Shoqëri Civile: Alfred Balla
– Prokurorë pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë: Gentian Osmani, Antoneta Sevdari, Besnik Cani;
– Prokurorë pranë Apelit: Bujar Sheshi, Arben Dollapaj;
– Prokurorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme: Kostaq Beluri.
KLP është ndër insititucionet më të rëndësishme të sistemit të ri të drejtësisë. KLP, ndër të tjera, propozon dhe rendit kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe emëron e shkarkon prokurorët e të gjitha niveleve.