Mblidhet për herë të parë kuvendi i ri i Malit të Zi

Nga Exit News
Mblidhet për herë të parë kuvendi i ri i Malit të Zi

Kuvendi i ri i Malit të Zi, tashmë me shumicë të re, ka zhvilluar, të mërkurën, seancën e tij të parë.

Drejtuesit e rinj të shumicës parlamentare janë krerët e tre koalicionet: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” drejtuar nga Zdravko Krivokapiç, “Paqja është kombi ynë” drejtuar nga Aleksa Beçiç, dhe “E zezë dhe e bardhë” drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviç.

Krerët e koalicioneve thanë se duan të formojnë një qeveri që do të forcojë institucionet që ishin dobësuar nga dekadat e sundimit të korruptuar.

Kjo seancë plenare i jep fund qeverisjes 30 vjeçare të Milo Gjukanoviçit, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë .

Në zgjedhjet e mbajtuar më 31 gusht, e para doli koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb.

Nga 81 vende, Milo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Për të lexuar më shumë për parimet e qeverisë së re të Malit të Zi, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>