Kuvendi do të mblidhet të enjten për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Në mbledhjen e 29 korrikut të Këshillit Politik, shumica socialiste dhe opozita jashtëparlamentare nuk gjetën dakordësi për mënyrën e formimit të koalicioneve.
Opozita ka kërkuar hapjen 100 për qind të listave të kandidatëve dhe mosndryshimin e formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së kushtetutës. Ndërsa përfaqësuesi i mazhoancës,
Damian Gjiknuri e ka quajtur propozimin e opozitës së bashkuar si të pambështetur, pasi hapja e listave sjell dhe modifikimin e koalicioneve.
Në seancën e sotme në kuvend, pritet të diskutohet dhe miratohen pikat e marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare Myslim Murrizi, Edmond Stojku, dhe Nimet Musai në 21 korrik, ku ndër të tjera parashikohej:
‘Të miratohen më 30 korrik ndryshimet kushtetuese për listat e hapura të propozuara nga 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe të mbështetur nga Partia Socialiste.’
Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhen 94 vota.