Mblidhet sot kuvendi për të miratuar ndryshimet kushtetuese

Nga Exit News
Mblidhet sot kuvendi për të miratuar ndryshimet kushtetuese

Kuvendi do të mblidhet të enjten për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Në mbledhjen e 29 korrikut të Këshillit Politik, shumica socialiste dhe opozita jashtëparlamentare nuk gjetën dakordësi për mënyrën e formimit të koalicioneve.

Opozita ka kërkuar hapjen 100 për qind të listave të kandidatëve dhe mosndryshimin e formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së kushtetutës. Ndërsa përfaqësuesi i mazhoancës,

Damian Gjiknuri e ka quajtur propozimin e opozitës së bashkuar si të pambështetur, pasi hapja e listave sjell dhe modifikimin e koalicioneve.

Në seancën e sotme në kuvend, pritet të diskutohet dhe miratohen pikat e marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare Myslim Murrizi, Edmond Stojku, dhe Nimet Musai në 21 korrik, ku ndër të tjera parashikohej:

‘Të miratohen më 30 korrik ndryshimet kushtetuese për listat e hapura të propozuara nga 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe të mbështetur nga Partia Socialiste.’

Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhen 94 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>