Mbretëresha Elizabeth II pranoi vendimin e Princit Harry dhe Dukeshës së Sussex Meghan Markle për tu dorëhequr nga froni mbretëror.
Në deklaratën në faqen e saj zyrtare Mbretëresha Elizabeth II u shpreh:
“Familja mbretërore do të preferonte që çifti të mbetej anëtar me kohë të plotë i familjes por ne e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën e Princit Harry dhe Meghan për të patur një jetë të pavarur”.
Mbretëresha deklaroi gjithashtu se familja pati “diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij”, dhe se “mbështesin vendimin e tij për të patur një jetë jashtë familjes mbretërore.”
Mbretëresha tha se çështja është komplekse, për shkak të mungesës së një marrëveshje përfundimtare midis familjes mbretërore dhe çiftit, por kjo sipas saj do të zgjidhej në ditët në vijim.
Pak ditë më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle, dukeshë e Sussex njoftuan se do të heqin dorë nga titulli si trashëgimtarë të fronit mbretëtor në Mbretërinë e Bashkuar.