Kryeministri Rama e mbron politikisht, Frangaj nis punimet

Dje, Kryeministri Rama deklaroi se ndërtimi i Aleksandër Frangajt, tek “Laguna Blu”, është tërësisht i ligjshëm.

 

I ftuar në emisionin Top Story, Rama u shpreh: “Nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të shkeljes së ligjit. Pastaj, në një ndërtim me plan të miratuar, me tokë private dhe me të gjitha dokumentet në rregull, pavarësisht se mund të themi çfarë të duam sesi është privatizuar dhe si është bërë plani, të gjitha këto janë bërë nga institucionet e shtetit dhe sot ne jemi shteti.”

 

Ka mjaftuar mbrotja publike e kryeministrit ndaj Frangajt, që ky i fundit të fillonte punimet në terren.  Sot, gazeta Tema ka publikuar foto që tregojnë  punimet që po bëhen brenda kompleksit Laguna Blu në Qerret të Kavajës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>