Njëmbëdhjeta shkolla janë mbyllur në Prishtinë brenda dy javëve për shkak të Covid-19, raportojnë mediat e Kosovës.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala dha njoftimin. Sipas sja është shqetësues fakti se kamë shumë raste me Covid-19 tek nxënësit.
“Së fundmi është gjimnazi Ahmet Gashi që ka kaluar në skenarin C. Të hënën Meto Bajraktari kthehet në skenarin A. Brenda dy jave janë mbyllur gjithsej 11 shkolla, për shkak të rritjeve të rasteve, dhe ka më shumë raste te nxënësit sesa te mësimdhënësit. Në këtë kohë, rastet janë më të komplikuara, sidomos te mësimdhënësit. Te nxënësit, përjashto dy-tre raste, gjendja ka qenë e mirë. Ndërkohë, komplet një çerdhe nuk e kemi pasur të mbyllur kohëve të fundit”, tha ajo.
Ajo tha se mbyllja e shkollave mund të bëhet pa një vendim të nivelit qendror.