Mbyllen 4 rajone të Italisë

Nga Exit News
Mbyllen 4 rajone të Italisë

Pjesa më e madhe e Italisë do të mbyllet të premten, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi të mërkurën në një konferencë për shtyp se politika shtrënguese do të zbatohen në 4 rajone: Lombardi, Piemonte, Kalabri dhe Vale d’Osta.

Rajoni i Lombardisë përfshinë Milanon, që është një e pesta e të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Udhëtimet brenda dhe jashtë rajoneve do të ndalohen përveç udhëtimeve të domosdoshme, ndërsa baret dhe restorantet do të mbyllen. Ndërsa Sicilia dhe Pulia do të kenë një mbyllje më pak të ashpër.

Conte u shpreh se mbyllja rajonale është më e mirë për ekonominë e vendit se sa mbyllja kombëtare. Por ai i këshilloi të gjithë qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të pjesa më e madhe e restoranteve të mbyllet në orën 18:00.

Masat e reja u pritën me protesta, në veçanti nga punonjësit e hotelerisë dhe bareve, të cilët ende nuk kanë marrë veten nga mbyllja e mëparshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>