16 persona do të gjykohen për ndërtimet e pallateve në Durrës, të cilët u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe shkaktuan 23 viktima.
Prokuroria e Durrësit përfundoi të premten hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.
Akuzat që rëndojnë mbi 16 të akuzuarit janë ‘vrasje nga pakujdesia’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’:
- Ramiz Shehu, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ 8 herë.
- Nevjana Isufi, për falsifikim dokumentesh
- Abdulla Osmani, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’, 2 herë
- Ruzhdi Xheka, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’, 2 herë
- Arben Isaku, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”,
- Aldo Dakoveli, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Artur Terziu, i akuzuar ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘shpërdorim i tokës’
- Artur Çela, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Klajdi Lame, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Flamur Gjuzi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Albrend Qetka, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Skerdi Bello, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Artenis Malko, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Dëshira Qato, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’.
- Arben Qato, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
- Kujtim Hasa, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
Ndërsa për dy persona, Dëfrim Celamin dhe Ahmet Dodën, prokuroria vendosi pushim e hetimeve.
Në tërmetin e 26 nëntorit, humbën jetën 51 persona, si pasojë e shembjes së pallateve e ndërtesave në Durrës e Thumanë.
Siç Exit News ka shkruar më parë, është e qartë se për disa nga godinat, shkaku përcaktues për shembjen e tyre, kanë qenë veprime të paligjshme të ndërtuesve apo përdoruesve të tyre dhe neglizhenca e shtetit.
Ndërkohë, tërmeti ka shërbyer si prozhektor që ka nxjerrë në pah një masakër të vërtetë kriminalo-urbane në Durrës, Tiranë dhe mjaft qytetete të tjera.