Mbyllen hetimet për pallatet e shembura nga tërmeti në Durrës, 16 të akuzuar

Nga Exit News
Mbyllen hetimet për pallatet e shembura nga tërmeti në Durrës, 16 të akuzuar

16 persona do të gjykohen për ndërtimet e pallateve në Durrës, të cilët u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe shkaktuan 23 viktima.

Prokuroria e Durrësit përfundoi të premten hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Akuzat që rëndojnë mbi 16 të akuzuarit janë ‘vrasje nga pakujdesia’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’:

  1. Ramiz Shehu, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ 8 herë.
  2. Nevjana Isufi, për falsifikim dokumentesh
  3. Abdulla Osmani, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’, 2 herë
  4. Ruzhdi Xheka, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’, 2 herë
  5. Arben Isaku, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”,
  6. Aldo Dakoveli, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  7. Artur Terziu, i akuzuar ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘shpërdorim i tokës’
  8. Artur Çela, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  9. Klajdi Lame, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  10. Flamur Gjuzi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  11. Albrend Qetka, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  12. Skerdi Bello, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  13. Artenis Malko, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  14. Dëshira Qato, i akuzuar për ‘vrasje nga pakujdesia’.
  15. Arben Qato, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”
  16. Kujtim Hasa, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre”

Ndërsa për dy persona, Dëfrim Celamin dhe Ahmet Dodën, prokuroria vendosi pushim e hetimeve.

Në tërmetin e 26 nëntorit, humbën jetën 51 persona, si pasojë e shembjes së pallateve e ndërtesave në Durrës e Thumanë.

Siç Exit News ka shkruar më parë, është e qartë se për disa nga godinat, shkaku përcaktues për shembjen e tyre, kanë qenë veprime të paligjshme të ndërtuesve apo përdoruesve të tyre dhe neglizhenca e shtetit.

Ndërkohë, tërmeti ka shërbyer si prozhektor që ka nxjerrë në pah një masakër të vërtetë kriminalo-urbane në Durrës, Tiranë dhe mjaft qytetete të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>