Mbyllen të gjitha gjykatat edhe për dy javë të tjera

Nga Exit News
Mbyllen të gjitha gjykatat edhe për dy javë të tjera

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi të shtyjë afatin e mbylljes të të gjitha gjykatave të vendit, për dy javë të tjera. Ky vendim u mor për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në fillim të marsit KLGJ  vendosi të mbyllë gjykatat deri me 23 mars.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë vetëm çështjet emergjente të vlerësuara rast pas rasti nga vetë gjykatësi. Në çdo rast, seancat duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>