
Ambasada e Shqipërisë në Romë, nesër, më 15 tetor, do të pezullojë punën, nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19.
Në një njoftim për shtyp, ambasada tregoi se të gjithë punonjësit po testohen.
“Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj”, njoftoi ambasada.