Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur për ditët në vazhdim, pasi dy punonjës rezultuan të infektuar me Covid-19.
Aktualisht po testohen dhe 9 punonjës të tjera, ndërsa ambientet e bashkisë po dezinfektohen.
Me dy të infektuarit e rinj, shkon në 4 numri total i të infektuarve në Malësi të Madhe.