Dogana e Kakavijës do të mbyllet nga data 24 nëntor, në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nentor.
Mbyllja 24 orëshe do të ndodhë sepse punonjësit grekë të doganës do të hyjnë në grevë.
Në doganë do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët, kamionët që transportojnë mallra ushqimor, kafshë të gjalla, dhe automjetet në raste emergjence shëndetësore ose vdekjesh.