Gjykata e Durrësit u mbyll të mërkurën për 11 ditë për shkak të infektimit me koronavirus të disa gjykatësve dhe punonjësve.
Sipas njoftimit të gjykatës përjashtohen nga vendimi çështjet emergjente. Kërkesat për çështje emergjente do të dorëzohen çdo ditë nga ora 10:00 deri në 11:00.
Gjykata do të qendroj e mbyllur deri në datën 16.11.2020.