Mbyllet Pediatria e Elbasanit, dy punonjëse të infektuara

Nga Exit News
Mbyllet Pediatria e Elbasanit, dy punonjëse të infektuara

Dy sanitare në pavionin e Pediatrisë në Elbasan janë infektuar me Covid-19. Për këtë arsye, i gjithë rajoni është mbyllur përkohësisht dhe po dezinfektohet.

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur testimin e të gjithë stafit të pediatrisë.

Deri në një njoftim të dytë për hapjen e Pediastrisë, të gjithë vizitat do të bëhen në qendrën spitalore te ish-urgjenca e vjetër në Elbasan.

Dy ditë më parë u mor vendimi dhe për mbylljen e përkohshme të maternitetit të Lushnjes pasi një mjeke gjinekologe dhe një infermiere kanë rezultuar të infektuara me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>