Mbyllet përkohësisht pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT

Nga Exit News
Mbyllet përkohësisht pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT

Pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku janë gjetur më shumë se 15 mjekë dhe infermiere me Covid-19, do të mbyllet për një javë.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i departamentit Mihal Tase, i cili sqaroi se pacientët e shtruar do të transferohen në pavione të tjera dhe do të vazhdojnë të trajtohen.

Sipas Tases, virusi në këtë pavion mund të jetë futur nga pacientët që kanë qenë të infektuar dhe kanë shkuar aty për t’u kuruar për sëmundje të tjera.

Tase përmendi rastin e një pacienti që ka dalë nga spitali në datë 15 maj dhe kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dy ditë më vonë.

Tase shpjegoi se mjekët kanë qenë të pajisur me maska gjatë gjithë kohës së punës, por jo me veshje të rënda mbrojtëse pasi nuk janë repart që presin të infekuarit:

“Kanë punuar me maska. Mbrojtja që kanë pasur ka qenë pa veshje speciale sepse nuk merren me sëmundje Covid. Rezultoi që pati të sëmurë të infektuar. Është problemi se ti përballesh me një sëmundje që ti nuk e di.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>