Mbyllet takimi Biden-Putin: Cfarë dihet deri tani

Mbyllet takimi Biden-Putin: Cfarë dihet deri tani

Samiti mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin u mbyll të mërkurën pasdite pas 6 orësh bisedimesh.

Palët zhvilluan 2 sesione: një pak më të shkurtër, ku pjesëmarrës ishin gjithashtu Sekretari amerikan Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Lavrov; ndërsa sesioni i dytë ishte më i detajuar dhe u lejuan zyrtar të tjerë të ishin të pranishëm.

Sipas Associated Press, përveç Blinken ana e SHBA-ve, ishte i pranishëm edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland, Ambasadori i SHBA-ve në Rusi John Sullivan dhe ekspertët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Rusisë, Eric Green dhe Stergos Kaloudis.

Delegacioni rus përfshiu, përveç Lavrov, edhe zëvendësin e tij, Sergei Ryabkov, këshilltarin e Punëve të Pashtme të presidentit Putin, Yuri Ushakov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, Gjeneral Valery Gerasimov, ambasadorin rus në Uashington, Anatoly Antonov, si dhe të dërguarit e Kremlinit për Ukrainën dhe Sirinë, njëkohësisht zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Takimi filloi rrëmujshëm pas një përplasje mes gazetarëve që shtyheshin brenda takimit dhe rojeve të presidentit Putin, të cilët i larguan përtej shiritit të sigurisë.

Putini dhe Biden shtrënguan duart kur mbërritën para se të hynin në takim.

“Z. President, unë do të doja të të falënderoja për iniciativën tënde për t’u takuar sot,” citohet nga Reuters të ketë thënë Putin.

“Marrëdhëniet e SHBA dhe Rusisë kanë akumuluar shumë çështje që kërkojnë takim të nivelit më të lartë,” shtoi ai.

Biden, nga ana e tij, deklaroi se do të përpiqen të përcaktojnë fushat e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë.

“Është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë,” tha ai.

Takimi zgjati më pak seç pritej sipas burimeve të The Guardian dhe pritet që palët të mbajnë konferenca të ndara për shtyp.

Pritshmëritë mbi takimin nuk janë shumë të larta, siç dëshmohet edhe nga deklarata e Shtëpisë së Bardhë se SHBA-të presin të rikthëjnë “parashikueshmërinë” në marrëdhëniet  me Rusinë.

Siç e kemi shtjelluar më parë, nga çështjet që besohet kanë janë diskutuar lidhen me: sulmet kibernetike (Biden ka akuzuar Putin për përfshirje direkte në zgjedhjet presidenciale të 2020 në SHBA), të drejtat e njeriut dhe opozitari rus Aleksey Navalny, situata në Ukrahinë dhe Bjellorusi si dhe armët bërthamore.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>