Mbyllja e shënjestruar: Politika e re e vendeve të botës kundër koronavirusit

Nga Exit News
Mbyllja e shënjestruar: Politika e re e vendeve të botës kundër koronavirusit

Qeveritë e botës po zbatojnë politika të mbylljeve të shënjestruara gjeografikisht për të përballuar valën e dytë të virusit. Shumë nga vendet e Evropës dhe shtetet e Amerikës po mbyllin qytetet, lagjet, me numrin më të lartë të infektimeve.

Por le të shohim se si e shpjegojnë ekspertët amerikanë këtë qasje të re, mbyllje të shënjestruar, kundër koronavirusit:

Pse është e rëndësishme mbyllja e targetuar:

Mbylljet e shënjestruara mund të ngadalësojnë shpërthimet e shfaqura dhe mund të zvogëlojnë ndikimin e mbylljes në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Por, qeveritë rrezikojnë një reagim negativ nga zonat e mbyllura, protestat e banorëve kundër masave ndaluese, duke e bërë të pamundur mbajtjen nën kontroll të virusit.

Përhapja e kësaj politike në botë:

Qyteti i Nju Jorkut në fillim të tetorit vendosi të izolojë lagje të vecanta, kufiziojë aktivitetin ekonomik në to, ndërsa vazhdonte rihapjen diku tjetër.

Kryeministri britanik Boris Johnson të hënën vendosi të njëjtën gjë për Mbretërinë e Bashkuar, duke vendosur një sistem përshkallëzimi tre-shkallësh të bllokimeve në bazë të qytetit ose rajonit.

“Ne nuk duam t’i kthehemi një bllokimi tjetër kombëtar,” i tha Johnson Parlamentit Britanik. Por “ne nuk mund ta lëmë virusin të përhapet”.

Çfarë ka të re:

Disa studime të hershme tregojnë se bllokimet me shënjestër të caktuar mund të shuajnë shpërthimet në mënyrë efektive, duke lënë ekonomitë e qyteteve dhe rajoneve kryesisht të paprekura.

Një letër e botuar nga një ekip ekonomistësh në korrik gjeti se një mbyllje më e saktë, e përqendruar në vendet ku përhapja virale ishte më e zakonshme mund të kishte ulur 50 përqind humbjet ekonomike në Neë York, në krahasim me bllokimin e plotë.

Për sa kohë që shpërthimet e reja janë në fazën e parë, bllokimet e shënjestruara mund ta ndërpresin me efikasitet përhapjen.

Kjo ka dhënë efekt në Nju Jork, ku të dhënat e publikuara të enjten tregojnë se transmetimi është ngadalësuar në gjashtë lagjet e izoluara.

Rreziku i lëvizjes së njerëzve nga zonat e bllokura tek zonat e paprekura:

Individët lëvizin nga një qytet në tjetrin, dhe disa epidemiologë shqetësohen se me kalimin e kohës rastet do të përhapen nga një zonë e bllokuar në një zonë të lirë.

Një dokument të botuar në SHBA, në gusht u zbulua se njerëzit ishin të gatshëm të udhëtonin jashtë zonave të bllokimit për të marrë shërbimet e nevojshme, duke përhapur potencialisht virusin gjatë rrugës.

Protestat në zonat e bllokuara:

Një bllokim i synuar duket sikur kërkon të veçojë grupe specifike të njerëzve, gjë që rrezikon krijimin e një reagimi të ashpër që mund të minojë mbështetjen e publikut për masat e kufizuese.

Kështu për shembull, në Nju Jork, komunitetet Hebreje-Ortodokse protetsuan kundër bllokimeve të synuara në lagjet e tyre.

Në lagjen, Queens të Nju Jorkut, dyqanet dhe restorantet në një qendër tregtare u mbyllën, ndërsa ato në një qendër tregtare afër saj janë ende të hapura.

Përvoja e COVID-19 ka qenë tashmë një përvojë thellësisht e vështirë, me efekte të drejtpërdrejta në shëndet, dhe në ekonomi.

Përfundimi:

Bllokimet e shënjestruara mund të ndalojnë virusin duke minimizuar dëmet ekonomike, të paktën për një periudhë afatshkurtër. Por një gjë që kemi mësuar është se nëse COVID-19 del jashtë kontrollit në një vend, mund të jetë vetëm çështje kohe para se të përfundojë kudo.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme