Mbyllja e xhamive në Austri, Erdogan kërcënon: Bota drejt kryqëzatës së re

Mbyllja e xhamive në Austri, Erdogan kërcënon: Bota drejt kryqëzatës së re

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi Austrinë se vendimi për të mbyllur xhamitë “do ta çojë botën në një kryqëzatë të re”.

Duke iu drejtuar kryeministrit austriak Sebastian Kurz, presidenti Erdogan u shpreh:

“Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re. Mos mendoni se po e bëtë këtë [mbylljen e xhamive], ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa!”

Vendimi i Kryeministrit Kurz për të mbyllur 7 xhami dhe për të dënuar 40 imamë nga vendi u bë publik më 8 qershor.

Duke deklaruar se “në Austri nuk ka vend për shoqëri paralele dhe radikalizëm, Sebastian Kurz tha se mbyllja e xhamive radikale dhe dëbimi i imamëvë është vetëm fillimi i një plani për të larguar ideologjinë islamike, radikalizimin dhe financimet e grupeve fetare në Austri.

Ky vendim nxiti menjëherë reagimin e Turqisë, e cila që më 8 qershor e quajti atë“racist”, “diskriminues” dhe“anti-islamik”.

Me një deklaratë në Twitter, zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin u shpreh se këto praktika janë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave për minoritetet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>