Më 1 qershor do të hapet i gjithë vendi, gjatë gjithë kohës

Nga Exit News
Më 1 qershor do të hapet i gjithë vendi, gjatë gjithë kohës

Më 1 qershor e gjithë Shqipëria do të hapet gjatë gjithë kohës. Kryeministri Rama lajmëroi të mërkurën se kjo do të jetë java e fundit e ndalimit të lëvizjeve, dhe zonave të kuqe.

Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, tha Kryeministri Rama

Detajet e fazës së fundit të hapjes së vendit do të publikohen ditën e premte, më 29 maj, në facebookun e Kryeministrit. Ky ishte komunikimi i fundit i Kryeministrit Rama për koronavirusin në vend.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme