Më 10 janar ndeshje bamirësie për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

Nga Redaksia
Më 10 janar ndeshje bamirësie për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

Më 10 janar Sindikata e Futbollistëve dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizojnë në Stadiumin Kombëtar ndeshje bamirësie me ish-lojtarë të përfaqësueseve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Në fushë do të rikthehen emra të dashur të futbollit shqiptar dhe kampionë bote dhe Evrope nga Italia apo Greqia.

Aktiviteti zhvillohet të shtunën në orën 18:00 dhe ka synim grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Biletat, në varësi të tribunave, do të kushtojnë 500; 1,000; 5,000 deri në 10,000 lekë. Ato mund të blihen në dyqanin e FSHF-së në rrugën e Elbasanit, biletarinë te Stadiumi Selman Stërmasi ose në qendrën tregtare ETC.

Për Shqipërinë në fushë do të jenë:
Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri, Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi dhe Adrian Aliaj.

Për Italinë në fushë do të jenë:
Antonio Chimenti, Damiano Tommasi, Massimo Agostini, Massimo Paganin, Mauro Espozito, Simone Perrota, Benito Carbone, Gianluca Zambrotta, Francesco Colonnese, Cristian Zaccardo, Dario Marcolin, Max Tonetto, Garbiele Grossi, Simone Davi, Giampiero Maini, Massimo Bonani, Giannantonio Grazioli, Giovanni De Biasi.

Për Greqinë dhe Turqinë emra si Giorgos Karagounis apo Hasan Şaş kanë siguruar se sporti do të kontribuojë edhe në momente të vështira si ky që po kalon vendi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>