Me 15 gusht rinis regjistrimi në e-Albania për klasën e I dhe të 10-të

Nga Exit News
Me 15 gusht rinis regjistrimi në e-Albania për klasën e I dhe të 10-të

Nga 15 gushti deri më 30 gusht do të rinisë regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe të 10-të përmes portalit e-Albania.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në Facebook, të martën njoftoi se po punohet për të ndihmuar prindërit që kanë vështirësi apo mungesë të pajisjeve teknologjike dhe internetit.

Për të regjistruar fëmijën në klasën e parë prindërit duhet të plotësojnë një formular deklarimi. Pas përgjigjes për regjistrimin e fëmijës,10 ditë para fillimit të viti shkollor prindi dorëzon në sekretarinë e shkollës certifikatat e vaksinimit.

Ndërsa për të regjistruar fëmijën në klasën e 10 mund të lexoni këtu.

Faza e parë e regjistrimit nisi më 15-30 qershor për klasat e para dhe më 1 korrik për klasat e 10-ta.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>