Më 15 shtator nis gjyqi ndaj Sali Mustafës

Nga Exit News
Më 15 shtator nis gjyqi ndaj Sali Mustafës

Më 15 shtator do të nisë seanca e parë e gjyqit në Hagë ndaj Salih Mustafës, njoftuan të martën Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Këto krime dyshohet se u kryen në vendin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Ai u deklaruar i pafajshëm për veprat që dyshohet t’i ketë kryer.

Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar 16 dëshimitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Deri më tani, si viktima dëshmitare në proces janë pranuar nëntë persona.

“Trupi Gjykues ka planifikuar disa seanca për muajt shtator dhe tetor. Gjykatësit kanë bërë të ditur se Prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta”, shkruhet në komunikatë.

Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme