Më 18 maj deri me 5 qershor do të hapen shkollat vetëm për maturantët. Shkollat mbetet e mbyllur për nxënësit nga klasa e para deri në të klasë e 11-të mësimi, të cilët do të vazhdojë mësimin online deri më 29 maj.
Matura shtetërore do t’i zhvillojë provimet në të njëjtat data të njoftuara më parë: më 8 qershor gjuha e huaj, 11 qershor gjuha shqipe, 15 qershor matematika dhe 18 qershor provimet me zgjedhje. Provimet do të bazohen vetëm në mësimet e kryera në shkollë.
Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit është vendosur që të lejohet një hapje e pjesshme e shkollave vetëm për klasat e 12-ta të gjimnazeve.
Nga 18 maji deri më 5 qershor, maturantët do të rinisin mësimin në shkolla nën masa të shtuara të higjienës dhe me kushtin që të jenë vetëm 15 nxënës nëpër klasa.
Ministrja u shpreh se për çdo gjë do të ketë komunikime të tjera në vazhdim, duke theksuar se do të ketë koordinim të vazhdueshëm me drejtoritë rajonale.
Mësimi në shkolla u ndërpre më 10 mars dhe prej atëherë vazhdohet online me komunikime në rrjete sociale, me videokonferenca, ose me leksione të regjistruara të cilat transmetohen në televizionin publik.
Një ditë më parë, Ministrja konfirmoi se ishte e domosdoshme që të hapeshin shkollat në mënyrë që të mos anuloheshin provimet e maturës.