
Nga data 29 korrik deri në 3 gusht 2021, maturantët do të përzgjedhin degët e studimit në universitet sipas listës së tyre të preferencës.
Aplikimi do të kryhet tek portali i Aplikimit Universitar, U-Albania. Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Ndërsa provimet përsëritëse do të kryhen:
Gjuhë e Huaj – 24 Gusht 2021;
Gjuhë Shqipe – 27 Gusht 2021;
Matematikë – 31 Gusht 2021;
Provimi me zgjedhje – 03 Shtator 2021.