
Italia do të hapë kufijtë rajonal dhe ndërkombëtar më 3 qershor. Kushdo që do te hyjë në Itali nuk do t’i nënshtrohet karatinimit për 14 ditë. Lajmin e dha Ministrja italiane e Infrastrukturës.
Shumë italianë shpresojnë që hapja e kufijve do të ringjallë industrinë e turizmit, e cila përbën 13 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.
Operatorët turistik në vend mezi po e presin hapjen e vendit. “Ne shpresojmë te punojmë me vendet fqinje, ato që mund të udhëtojnë me makina”, tha një pronar i një hoteli në Milano për Associated Press.