Me 6 korrik rifillon transporti publik

Nga Exit News
Me 6 korrik rifillon transporti publik

Transporti publik do të fillojë të hënën. Lajmi u bë i ditur nga disa media.

Sipas tyre Bashkia e Tiranës dhe Shoqata e Transportit kanë rënë dakort në lidhje me protokollet e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Vendimi erdhi pas disa ditësh përplasje mes Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Transportit.

Të premten, nënkryetari i Bashkisë kërcënoi me heqje license kompanitë që nuk do të nisnin punën të hënën.

Fillimisht transporti publik duhet të kishte rifilluar punën në 15 qershor, me 70 për qind të kapacitetit dhe duke respektuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë: të gjithë udhëtarët të pajisur me maska dhe të ulur 1,5 metër larg njëri-tjetrit dhe në sedilje diagonale.

Këto masa u kundërshtuan nga kompanitë, të cilat thonë se po të respektohen këto masa, autobuzët funksionojnë me vetëm 25 për qind të kapacitetit dhe shkojnë drejt falimentimit.

Që prej 15 qershorit, shoqatat e transportit kanë protestuar disa herë kundër protokolleve të sigurisë të vendosura nga qeveria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>