
Kryeminsitri Edi Rama përgëzoi sot opozitën që pranoi të ulet në bisedime me qeverinë për të gjetur një dakordësi për reformën zgjedhore.
Me nota triumfuese, në Twitter kryeministri shkruan:
“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.”
Rama e quajti rezistencën e PD-së gjatë vitit të fundit me refuzimin e saj për t’u ulur në bisedime si ‘kohë të humbur’.