Media kryesore botërore, përfshi Dailymail, ABC News dhe Washington Post, kanë informuar mbi akuzat e ndërsjellta ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ambasadorit Donald Lu.
Të enjten gjatë një konference me shoqërinë civile, Ambasadori Lu e akuzoi Prokurorin Llalla si kundërshtar të reformës në drejtësi:
Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.
Gjithashtu, Zoti Lu u shpreh se zoti Llalla ka shkelur Kushtetutën gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:
Prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste.
Ndërsa, Prokuroria e Përgjithshme ju përgjigj akuzave të Ambasadorit Lu, duke u shprehur se:
Akuzat e ambasadorit janë të lidhura me hetimet që po kryen prokuroria ndaj disa politikanëve që kanë mbështetjen e ambasadorit dhe ndaj disa deputetëve që ambasadori u ka kërkuar votën edhe me anë të shantazhit për reformën në drejtësi, të cilët dyshohet se preken nga ligji për dekriminalizimin.