Media Kosovare, RTK: Zgjedhje të parakohshme më 8 shtator

Media Kosovare, RTK: Zgjedhje të parakohshme më 8 shtator

Radio Televizioni i Kosovës, RTK, njofton, duke cituar burime të saj brenda Presidencës së Kosovës, se më 8 shtator do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Më tej RTK shkruan se ‘sipas këtyre burimeve të RTK-së, Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj më 20 korrik, pasi ky i fundit sëbashku me disa ish-funksionarë të lartë të UÇK-së do të paraqiten në Gjykatën e Hagës për t’u përgjigjur për krime të pretenduara se janë kryer gjatë luftës së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>